Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për përparimin e madh që sipas saj e ka bërë Shqipëria.
Duke folur për Samitin e Procesit të Berlinit që për herë të parë po mbahet në një vend jashtë Bashkimit Europian, Çitaku tha në Frontal në T7 se Shqipëria po trajtohet “me seriozitet dhe konsideratë”.
“Kjo flet për kryeministrin Edi Rama si pikë reference në rajon”, tha ajo, duke folur për “rol dominant” të tij në rajon.
“Ky është moment që duhet të na bëjë krenarë”, tha Çitaku.
Ajo tha se në Kosovë kjo ndoshta është parë me “një xhelozi të lehtë”.