Çitaku: Deklarata e Bislimit është skandal dhe mungesë profesionalizmi, e dëmshme për Kosovën

Ish-ambasadorja kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas demantimit që i bëri Zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, rreth aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas Çitakut deklarata e Bislimit ka dëmtuar rëndë agjendën e Kosovës.

“Me një tweet, zëvendëskryeministri Bislimi dëmtoi rëndë një agjendë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën”.

Tutje, ish-ambasadorja vlerëson se ky veprim është mungesës e profesionalizmit, dhe përpos që është skandal, është edhe e dëmshme për Kosovën.

“Mungesë totale e profesionalizmit. Ky nuk është vetëm skandal. Kjo është e rrezikshme dhe e dëmshme”, ka shkruar Çitaku.

Kujtojmë se, Berge, në reagimin e tij ndaj Bislimit tha se ajo çfarë është biseduar nuk qëndron në përshkrimin që ka bërë zëvendëskryeministri në statusin në Twitter.