Cimili: Nga 60 testimet e sotme në veri, 53 persona kanë dalë pozitiv në COVID-19

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore Bashkim Cimili në një lidhje telefonike në “Debat Plus” tha se Policia e Kosovës është duke penguar kalimin e qytetarëve nga veriu i Mitrovicës në jug të saj, për shkak të situatës së krijuar.

Cimili thotë se vendimin për futjen në karantinë të veriut është dashur ta merr Ministria e Shëndetësisë e jo Serbia.

Ai theksoi se në bazë të informatave jozyrtare nga 60 testimet që u janë bërë sot banorëve serb të veriut të Kosovës, 53 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

“Për këtë gjë shqetësimi është i madh. Këtë ma thanë edhe zyrtarët policorë që ishin duke qëndruar në urën e Ibrit”, tha Bashkim Cimili.