Cilën pozitë do ta kesh në Qeverinë e ardhshme? Përgjigjet Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu ka konfirmuar se edhe më tutje nuk është vendosur se në cilën pozitë do të jetë në qeverinë e ardhshme.

Në pyetjen e gazetarit nëse është diskutuar kabineti i ardhshëm qeveritar, Haxhiu ka mohuar një gjë të tillë, përcjell Gazeta Stop.

“Jo. Deri më tani nuk është vendpsur asgjë. Nuk e kemi diskutuar në Vetëvendosje. Mbetet të shihet në vijim”, ka thënë Haxhiu në “Prime Time”.