Cilat janë ushqimet e duhura që djegin yndyrat në trup

Rënia në peshë është një mision i vështirë por jo i pamundur.

Ajo arrihet jo nëpërmjet regjimeve drastike por nëpërmjet ushqimeve të shëndetshme që djegin yndyrnat.

Më poshtë do të gjeni listën me ushqimet e duhura që do t’ju ndihmojnë për një trup në formë.

Kosi

Kosi është i pasur me proteina dhe ju mban të ngopur për shumë gjatë.

Për më tepër ju vë në dukje se trupi djeg më shumë kalori duke tretur proteina se karbohidrate.

Kanella

Kanella ka rol stabilizues të sheqernave në gjak.

Ajo frenon oreksin veçanërisht tek diabetikët.

Specat djegës

Specat djegës ndihmojnë të frenojnë oreksin dhe të përshpejtojnë metabolizmin.

Kjo aftësi i atribuohet kapsaicinës që gjendet tek specat.

Çaji jeshil

Çaji jeshil e nxit organizmin të tresë më shumë yndyra.

Për të marrë këtë përfitim, ju duhet të pini çaj jeshil disa herë në ditë.

Qitro

Qitro ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe ka pak kalori.

Nëse konsumoni gjysmë qitroje ose një gotë me lëng qitroje përpara vaktit, do të konsumoni më pak ushqim.

Shalqiri

Shalqiri është plot me lëng dhe ushqyes.

Kujtojmë se shalqiri është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve dhe vitaminave A dhe C.

Ushqime të tilla zënë shumë vend në stomak duke ju lënë të ngopur.

Dardhët dhe mollët

Këto fruta janë të pasura me ujë, fibër dhe vitamina.

Duke ngrënë mollët dhe dardhat do të ndiheni të ngopur dhe do të digjni kalori vetëm duke u përtypur.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit janë të pasura me ujë dhe fibër që garantojnë një ngopje afatgjatë.

Boronicat janë një frut i shkëlqyer për rënien në peshë sepse janë të pasur me antioksidantë.

Perimet e freskëta

Selinoja, karotat e perime të tjera të freskëta e të pagatuara janë ideale për të djegur kaloritë, humbur në peshë dhe për tu ndierë të ngopur.

Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël është e pasur me kalium, beta karotën, vitaminë C dhe fibër.

Ajo mund të shihet dhe gatuhet veçmas dhe të plotësojë nevojat tuaja ushqimore.

Veza

Një vezë ka 75 kalori dhe 7 gramë fibër.

Sipas të dhënave trupi djeg më shumë kalori duke tretur një vezë se sa një vakt të pasur me karbohidrate.

Kafeja

Kafeja stimulon metabolizmin dhe mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë.

Por ajo nuk bën punë nëse ju shtoni elementë të tjerë shtesë që rrisin numrin e kalorive.

Sallata

Sallata, sidomos ajo jeshile ka plot ujë dhe zë shumë hapësirë në stomak.

Ajo ju mban të ngopur dhe ju ndihmon të digjni më shumë kalori.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës i jep shije sallatave por ka pak kalori dhe për më tepër ju ndihmon të digjni shumë prej tyre.

Arrorët

Arrorët janë një mënyrë e shkëlqyer për të frenuar urinë mes vakteve.

Ato ndihmojnë në rënien në peshë dhe përmirësojnë nivelin e kolesterolit.

Megjithatë, duke qenë se kanë shumë kalori, rekomandohet që të mos e teproni.

Mishi i pulës

Në vijim të listës, kujtojmë se edhe mishi i pulës është një burim i shkëlqyer proteinik dhe përmban pak yndyrë.

Ai ju ndihmon të digjni kalori nëse e shoqëroni me barishte, zarzavate dhe perime.

Peshku

Peshku përmban acide yndyrore që mbrojnë zemrën dhe shmangin sëmundje kronike.

Zgjidhni salmonin, skumbrinë dhe peshq të tjerë të shëndetshëm. /AgroWeb.org/