Shkencëtarët thonë se praktika e puthjes filloi 3500 vjet më parë në Azinë Juglindore, por provat e fundit sugjerojnë se puthja filloi edhe më herë.
Dr. Sophie Lund Rasmussen, nga Universiteti i Oksfordit, argumenton se puthja është një sjellje themelore njerëzore. Shkrimtari francez Leo Guy de Maupassant thotë për origjinën e saj: “Vetë puthja është e pavdekshme. Udhëton nga buza në buzë, nga shekulli në shekull, nga epoka në epokë. Burrat dhe gratë i mbledhin këto puthje, ua ofrojnë të tjerëve dhe më pas vdesin me radhë”.
Por, cila shenjë e zodiakut jep puthjen më të mirë sipas astrologjisë?
Të gjitha shenjat kanë pikat e tyre të forta kur bëhet fjalë për puthjen. Peshqit, shenja e fundit e ciklit, jep puthjen më klasike, ku dy persona bashkojnë buzët. Nëse i marrim shenjat që në fillim, Dashi është i shtyrë nga pasioni dhe vrullja e tij.
I palëkundur, Demi ka forcë dhe durim, merr kohën e tij dhe lëviz kur e sheh të arsyeshme. Një puthje është e vetmja gjë që e qetëson një Binjak, ndërsa Gaforret puthin më rastësisht, diçka si një përqafim i ngrohtë. Me duart në flokë, Luanët puthen si në filma.
Virgjëresha, e cila nuk i pëlqen të afrohet shumë me të tjerët, është e rezervuar dhe mund të bëhet shumë e turpshme. Çdo puthje e Peshores sjell në jetë puthjet e përrallave. Peshorja ka lindur për situata romantike, romanca thjesht vërshon nga brenda.
Akrepat japin puthje ajrore ndërsa Shigjetarët tregojnë dashurinë e tyre pa dashur angazhime. Bricjapët duan të sigurohen që të jeni mjaft të shëndetshëm për t’u puthur. Në fund, Ujorët kanë mënyrën e tyre të të shprehurit.
Peshqit japin puthjen më të mirë
Puthja e tyre është puthja e transcendencës së vërtetë. Peshqit janë me imagjinatë dhe ndoshta e kanë praktikuar teknikën e tyre të puthjes.