Nga eliminimi i peshës me anë të lëngjeve dhe deri tek dietat me supë, ka mjaft taktika që premtojnë t’ju ndihmojnë të humbisni peshë sa më shpejt.
Por shumica prej tyre janë joefektive dhe në disa raste mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore.
Nëse iu janë dashur muaj apo edhe vite për të fituar atë peshë të padëshiruar, nuk mund të prisni ta humbisni brenda ditës.
Dieta juaj bazohet vetëm tek lëngjet
Një dietë që bazohet vetëm tek konsumi i lëngjeve mund t’ju bëjë të ndiheni më të lehtë dhe të pastrojë organizmin.
Duke qenë se lëngjet kanë pothuajse zero proteina, ju do të arrini të humbisni vetëm peshën e ujit dhe masën muskulore, por jo dhjamin.
Dhe sapo të ktheheni tek ushqimi i ngurtë, ato kile do të grumbullohen përsëri.
Po eliminoni vaktet
Edhe pse eliminimi i vakteve mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të ulur marrjen e kalorive, efektet negative nuk mungojnë.
Kjo mënyrë mund të bëjë që të konsumoni më tepër ushqim gjatë një vakti të caktuar. Dhe kjo mund të shtojë kile të padëshiruara rreth barkut.
Po ndiqni një dietë pa gluten
Nuk ka ende asnjë provë shkencore që tregon se një dietë pa gluten do t’ju ndihmojë të dobësoheni. Në fakt, mund të bëjë të kundërtën!
Prodhuesit shtojnë në produkte yndyra shtesë, kripë dhe sheqer, për të kompensuar aromën dhe strukturën e glutenit që mungon.
Kështu që këto ushqime shpesh janë më të larta në kalori.
Konsumoni uthull para çdo vakti
Disa zbulime tregojnë se uthulla rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe nxit ndjesinë e ngopjes.
Por konsumi i lëngjeve me shumë acid si uthulla mund të irritojë fytin dhe stomakun, prandaj nuk duhet të konsumohet rregullisht.
Ekspertët rekomandojnë që ta përdorni atë në sallata ose në ushqime të tjera, në vend që ta pini çdo ditë.
Po eliminoni yndyrën
Ndalimi i të gjitha formave të yndyrës, përfshirë edhe ato të shëndetshmet si vaji i ullirit ose avokadot, mund të ketë efekte negative në shëndetin tuaj.
Nëse nuk merrni sasinë ditore që trupit i nevojitet, ju mund të keni lëkurë të thatë, të ndieni më tepër uri dhe lodhje mendore.
Keni ndërprerë grupe të tëra ushqimesh
Edhe pse mund të duket sikur ndërprerja e karbohidrateve ose sheqerit do të jetë përgjigjja e problemeve tuaja me peshën, nuk është kështu!
Çdo grup ushqimi përmban lëndë ushqyese jetësore që trupave tanë u duhen për të funksionuar.
Prandaj nëse doni të humbisni peshë e gjitha ka të bëjë me ekuilibrin. /AgroWeb.org/