Cila konsiderohet vitamina e rinisë së përjetshme?

Vitamina A luan një mori rolesh kryesore në trup dhe është thelbësore kur bëhet fjalë për shëndetin e lëkurës tuaj. Ajo është e përfshirë në prodhimin e qelizave të reja dhe mban lëkurën tuaj të re.

Vitamina A përmban retinoide, përbërës që janë të njohura për: minimizimin e rrudhave duke e rritur prodhimin e kolagjenit, lufton shenjat e dëmtimit UV si hiperpigmentimi dhe pikat e diellit, lufton puçrrat duke zhdukur qelizat e vdekura të lëkurës, përmirëson lëkurën duke stimuluar prodhimin e enëve të reja të gjakut, ndihmon në shërimin e plagëve.

Studimet kanë treguar që njerëzit me përqendrime më të larta të vitaminës A në organizëm kanë tendencë të duken më të rinj, ndërsa ata me përqendrim më të ulët të vitaminës A kanë tendencë të duken më të vjetër.

Rekomandohet që burrat të marrin 900 mikrogramë (mcg) të vitaminës A në ditë dhe gratë të marrin 700 mikrogramë. Ju mund ta merrni këtë vitaminë në mënyrë natyrale duke ngrënë shumë perime të kuqe, portokalli ose të verdha, së bashku me disa produkte shtazore. Por gjithashtu mund ta plotësoni mungesën e saj përmes suplementeve të rekomanduara nga mjeku.

Disa nga burimet kryesore të vitaminës A janë: Patatja e ëmbël, karota, qumështi, speci i kuq i ëmbël, kajsia e thatë, vezët, salmoni dhe kosi. /Neps.al/