Cila është mënyra më e mirë për të qetësuar gojën pas një ushqimit të djegës

Janë disa mënyra të mira për të qetësuar menjëherë gojën pas konsumimit të një ushqimi shumë pikant, nga më pak efektivja tek më efektivja.

Këto do të prezantohen më poshtë.

Uji me akull – Uji shërben si mjet transporti për molekulat djegëse në gojën tuaj, por ftohtësia e akullit ndihmon në mpirjen e ndjesisë së përvëlimitt.

Alkoholi – Një birrë e ftohtë duket një metodë e mirë për të qetësuar një gjuhë të përvëluar pasi molekulat që shkaktojnë djegien treten më mirë në alkohol se në ujë.

Buka – Buka krokante dhe koret e saj ndihmojnë në hutimin e nervave të gjuhës duke i fokusuar ato tek një sinjal i ri, duke “harruar” djegien.

Bulmeti – Produktet e bulmetit që janë më të pasura në yndyrna se në ujë janë më efektive në qetësimin e djegies nga ushqimet pikante.

Gjalpi i kikirikut – Gjalpi i kikirikut qetëson mrekullisht djegien nga ushqimet pikante, veçanërisht nëse është me copëza kikirikash krokante në përbërje. /Neps.al/