Cila është mënyra e saktë e ruajtjes së arrorëve, në frigorifer apo jo?

Arrorët ofrojnë një sasi të bollshme të lëndëve ushqyese, që fillojnë nga proteinat e deri tek fibrat miqësore për sistemin tretës.

Njohja e mënyrës më të mirë për të ruajtur arrorët tuaj të preferuar, jo vetëm që do t’i shtojë jetëgjatësinë, por ju do të përfitoni edhe më shumë prej tyre.

Qoftë në qese plastike, në ambalazhet origjinale apo në kavanoza qelqi, shumë njerëz i mbajnë arrorët në temperaturën e dhomës. A është kjo mënyra e duhur për t’i ruajtur? AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë mënyrën më të mirë të ruajtjes së tyre.

Së pari, është e rëndësishme të kuptoni pse dhe si arrorët prishen.
Arrorët janë të pasur me yndyrna “të mira”, të cilat njihen për vetitë e tyre anti-inflamatore.

Por, këto yndyra të pangopura janë jashtëzakonisht delikate, që do të thotë se shpërbëhen shpejt.

Kjo i bën arrorët më të ekspozuar ndaj prishjes, gjë që ndikon në shijen dhe freskinë e tyre.

Si t’i ruani në frigorifer në mënyrën e duhur?
Mënyra më e mirë për t’i ruajtur ato, është t’i mbani në frigorifer.

Ftohtësia e frigoriferit do të ngadalësojë prishjen e yndyrnave të pangopura.

Ju mund t’i ruani në kavanoza qelqi të mbyllur, ose në paketimin me të cilin i keni blerë. Në këtë mënyrë do të zgjasin për të paktën një vit.

Vlen të përmendet se disa arrorë kanë tendencën të prishen më shpejt se të tjerët. Arsyeja? Përmbajtja e tyre yndyrore ndryshon nga njëri lloj në tjetrin.

Për shembull, bajamet, arrat dhe fistëkët kanë më pak yndyrë. Prandaj, në përgjithësi do të zgjasin më shumë se arrorët me më shumë yndyrë, si arrat makadamia, arrat e pishës, shqemet dhe arrat braziliane.

E nëse i ruani në frigorifer, ju nuk do ta vini re këtë ndryshim

Si të dalloni nëse arrorët janë prishur?
Zgjidhja më e mirë është t’i nuhasni. Nëse arrini të shquani një aromë të pakëndshme, të thartë, të mykur, dhe tekstuara e tyre të jetë e butë e shija e hidhur, atëherë kjo tregon se ka ardhur koha t’i hidhni. /AgroWeb