Cila është madhësia më e përshtatshme e gjoksit?

Madhënia e gjoksit te gratë varet nga pesha, por ajo ndryshon edhe gjatë shtatzënisë dhe nga stërvitjet.

Në Mbretërinë e Bashkuar, madhësia mesatare e sytjenave është “36D” dhe të dhënat tregojnë se kjo është rritur në dy vitet e fundit.

Derisa madhësia mund të jetë një nga gjërat më të dukshme kur bëhet fjalë për gjoksin, ka gjëra të tjera që duhet të dini.

Madhësia e gjoksit ndryshon me kalimin e kohës dhe shumica e grave nuk kanë të njëjtën madhësi që nga puberteti, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv..

Shumë gra duan të kenë gjoks më të madh, por për disa që e zmadhojnë, mund të shkaktojnë një mori problemesh shëndetësore.

Gjendja më e zakonshme që lidhet me një bust më të madh është dhimbja e shpinës, pasi pesha e gjoksit mund të ushtrojë presion mbi shpinën.

Disa gjithashtu kanë vështirësi për të ushtruar nëse kanë një gjoks më të madh, pasi pesha shtesë mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar.