Cila është koha më e keqe për të pirë çaj, sipas shkencës?

Nëse e doni çajin për shumë arsye, përfshirë kwtu dhe përfitimet e tij shëndetësore, atëherë do të doni ta dini këtë fakt.

Një studim i ri nga Irlanda ka zbuluar se pirja e çajit në një kohë të caktuar të ditës, në të vërtetë ndërpret aftësinë e trupit tuaj për të përthithur minerale të caktuara, veçanërisht për ata që pinë çaj në një grupmoshë specifike.

Me shumë vende perëndimore që e shohin popullatën mbi 65-vjeç si demografinë e tyre me rritjen më të shpejtë, Departamenti i Shëndetësisë në Irlandë kohët e fundit i kërkoi “Autoritetit të Sigurisë Ushqimore” në vend që ta kryejë një studim i cili mund të rekomandojë udhëzime të forta dhe aktuale dietike për të moshuar.

Një zbulim kryesor i studimit ishte se për individët e moshës 65-vjeçare e më lartë, të cilët ishin konsumues të çajit të zi gjatë kohës së ushqyerjes, çaji shfaqi pengesa në aftësinë e trupit për të përthithur hekur dhe zink. Prandaj, studiuesit rekomandojnë që të moshuarit duhet të pinë çaj vetëm midis vakteve të ushqimit, në mënyrë që t’i marrin përfitimet maksimale dhe të gjitha vlerat ushqyese nga dieta e tyre.

Pse është kaq e rëndësishme përthithja e hekurit dhe zinkut për trupin e njeriut?

Zinku njihet si minerali ynë më i bollshëm, duke mbështetur imunitetin dhe duke i ndihmuar trupat tanë të shërohen. Ndërkohë, hekuri ka shumë role të rëndësishme për organizmin, si mbështetja imune, prodhimi i energjisë dhe bartja e oksigjenit në të gjithë trupin.

Rekomandime të tjera interesante dietike që dolën nga ky studim është që individët e moshuar duhet të marrin shumë proteina, në mënyrë që të stimulojnë rritjen e muskujve, të qëndrojnë të hidratuar mirë, të marrin një shtesë të Vitaminës D dhe ta shmangin ngrënien e sasive të mëdha të natriumit. Me zbehjen e sensit të shijes si pasojë e plakjes, shumë të moshuar mund të tundohen të përdorin më shumë kripë në ushim.