Reagime të shumta ka ngjallur gjobitja e një çifti me nga 450 euro nga Policia e Kosovës, të mëkurën pas mesnatës, në afërsi të një klubi të natës në Prishtinë.
Gjoba u shqiptua në bazë të Nenit 6 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.
Neni 6 i këtij ligji e parasheh dënim me gjobë për sjelljet e pahijshme seksuale nga 100 deri në 700 euro, apo dënim me burgim prej 50 ditësh.
