Çifti martohen me “Zoom”, pavarësisht se nuk e kanë takuar kurrë njëri-tjetrin

Një çift që jetojnë larg njëri-tjetrit, kanë vendosur të martohen edhe pse nuk janë takuar kurrë më parë.

Ayse 26 vjeçare dhe Darrin 24 vjeçar, u takuan gjatë izolimit pasi Ayse iu bashkua një grupi të krijuar online.

Ajo filloi të fliste me një grua 56 vjeçare të quajtur Kenda, e cila e lidhi atë me djalin e saj, Darrin, duke i shpjeguar se ata do të shkonin mirë.

“Është qesharake që takova vjehrrën time përpara se të takoja burrin”, u shpreh Ayse.

Ajo tha se me vjehrrën kishte kaluar shumë mirë, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi kaluar shumë mirë, kështu që kur ajo sugjeroi të flisja me djalin e saj, mendova se ishte një ide e mrekullueshme, megjithëse isha pak nervoz në fillim, sepse kisha parë foto të tij dhe ai dukej i bukur”, shtoi tutje ajo.

Ata u lidhën shumë shpejt me njëri-tjetrin dhe pas pak kohësh vendosën që përmes platformës “Zoom” të fejoheshim dhe martoheshin.

Takimi i tyre u pamundësua për shkak të kufizime të udhëtimit nga masat kundër COVID-19.