Çifti i showbizit shqiptar japin lajmin e ëmbël: Prindër për herë të parë

Pak kohë më parë mediat zbuluan se kompozitori shumë i pëlqyer nga publiku, Kledi Bahiti është në një lidhje dashurie me prezantuesen e sportit në RTSH, Pejana Elezi. Shumë shpejt u zbulua se çifti po pret të bëhen prindër për herë të parë dhe lajmin ata e kanë konfirmuar sot.

Pejana ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet me Kledin teksa në sy bie barku i rrumbullakosur.

“Deri para disa kohësh dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled, ty sepse askush tjetër nuk është si ti. Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit, të duam shumë”, shkruan prezantuesja.