Ndarjet në karantinë, çiftet që u ndanë gjatë pandemisë.
Pandemia duket se ka ndikuar keq edhe në lidhjet e dashurisë.
Ka disa muaj që vendi ynë dhe shumë shtete të botës qëndruan të izoluara dhe nën masa të rrepta, pas përhapjes së virusit Covid-19, shkruan lajmi.net.
Kjo si duket ka ndikuar keq edhe në aspekte të tjera, sidomos në dashuri.
Emra të njohur të estradës të cilët kishin deklaruar hapur lidhjet e tyre të dashurisë, përgjatë pandemisë i kanë dhënë fund atyre.
Disa të konfirmuara e disa jo, në vazhdim ua sjellim disa nga emrat e estradës shqiptare të cilët janë ndarë së fundmi:
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek
Ndonëse dukeshin shumë të dashuruar në paraqitjet e tyre publike, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Këtë e konfirmoi vetë këngëtarja duke thënë se ishte e detyruar të zgjidhte mes dashurisë dhe karrierës.
“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, ishte shprehur ajo.

Ronela Hajati dhe Young Zerka
Emrat e tyre lakohen në media prej vitesh, e ashtu sikur kurrë nuk pranuan hapur lidhjen e tyre të dashurisë, as nuk e konfirmuar ndarjen.
Ronela Hajati dhe Young Zerka si duket i kanë dhënë fund marrëdhënies disavjeçare. Dyshimet erdhën pasi Zerka festoi ditëlindjen, por mungoi një urim nga Ronela. Gjithashtu dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Dyshja ende nuk ka reaguar pas lajmeve për ndarjen.

Nevina Shtylla dhe Arbër Myftari
Ata ishin së bashku prej vitesh dhe së fundmi po bashkëjetonin në Tiranë. Nevina Shtylla dhe Arbër Myftari i kanë dhënë fund lidhjes.
Nevina deklaroi se karantinën nuk po e kalonte me partnerin. “Nuk jam çift fare”-u përgjigj Nevina gjatë emisionit “E diell”, duke konfirmuar ndarjen teksa arsyet nuk u bënë të ditura.

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi
Po i shohim aktiv në rrjete sociale, por jo pranë njëri-tjetrit. Modelja Heidi Lushtaku dhe boksieri Haxhi Krasniqi janë ndarë.
Ishte Heidi ajo e cila e ka konfirmuar këtë duke u shprehur se ka respekt për të dhe vazhdon ta çmoj si mik madje tha fjalë të mëdha edhe për vjehrrën e saj.
“Unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare”, ishte shprehur Heidi.

Pas ndarjes, që të gjithë janë përkushtuar në karrierën e tyre dhe bazuar në postimet që bëjnë në rrjete sociale duken mjaft mirë.