Është tërhequr shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Përballja më interesante vlerësohet ajo në mes të Malishevës dhe kampionit në fuqi, Ballkanit. Dy skuadrat janë pjesë e Superligës së Kosovës.
Përballje në mes të dy skuadrave elitare të Kosovës është edhe ajo në mes të Dukagjinit dhe Dritës.
Ndërkohë fituesja në fuqi e Kupës, Prishtina përballë do ta ketë Trepçën ’89, kurse Vjosa për kundërshtare e ka Suharekën – të dyja këto skuadra janë pjesë e Ligës së Parë. Ndeshjet luhen më 6-7 mars.
Zhvillohet vetëm një ndeshje, ndërsa fituesit kalojnë në gjysmëfinale. Nga faza gjysmëfinale zhvillohen nga dy ndeshje me sistem, vajtje-ardhje.
