Këngëtarja e famshme Christina Aguilera ka nisur një sfidë të re në Instagram ku fton personazhe të tjerë të famshëm por edhe fansat e saj që të bëhen pjesë.
#DiaryDares quhet sfida ku pjesëmarrësit duhet të postojnë në rrjetet sociale shkrime rreth përjetësimit të karantinimit, mendimet e tyre më personale, çfarë u pëlqen dhe çfarë duan të ndryshojnë tek vetja.
Sipas 39-vjeçares kjo kohë e vështirë duhet të shërbejë për tu lidhur më shumë me vetëveten, për meditim dhe biseda të gjata me veten. Christina mendon se kjo sfidë mund t’i ndihmojë njerëzit që të krijojnë një ambient më të sigurt jo vetëm për veten e tyre por veçanërisht për të tjerët.
Kështu të gjithë do të dalin të fituar do t’i kuptojnë më mirë rrethanat në të cilat ndodhen.