Chelsea ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore nga Real Madridi me rezultat 2-1.
Por në këtë takim u kuptua edhe zëvendës kapiteni i Chelseat, pasi i pari vazhdon të mbetet mbrojtësi anglez Reece James.
Reece James u largua nga fusha në minutën e 70-të të miqësores së Chelseat kundër Real Madridit.
Kapiteni i dha shiritin në krahë Enzo Fernandez në atë që mund të interpretohet si një gjest mbështetjeje për argjentinasin.
Mesfushori u përfshi në një skandal të madh muajin e kaluar pasi postoi një video të tij dhe bashkëlojtarëve të tij në Argjentinë duke kënduar një këngë drejtuar lojtarëve francezë.

Por edhe trajneri Enzo Maresca pas ndeshjes ka konfirmuar se Enzo është një lojtar shumë i respektuar nga bashkëlojtarët.
“Të jem i sinqertë, mendoj se kur ndryshuam Reecen, ai i dha shiritin Enzos dhe kjo tregon se si Enzo respektohet brenda skuadrës. Mendoj se është mjaft e qartë”, deklaroi Maresca.