Chelsea është e gatshme ta shesë Armando Brojën në këtë afat kalimtar.
Sipas asaj që raporton MailSport, Blutë kanë pranuar disa oferta nga rivalët e Ligës Premier, por janë nën shifrën që kërkojnë.
Chelsea thuhet se po kërkon afro 60 milionë euro, ndërsa Wolvesi thuhet se ka ofruar 30 milionë euro për kartonin e reprezentuesit shqiptar.
Skuadra londineze nuk e ka pranuar këtë shumë, gjersa është e gatshme ta lë Brojën në huazim më obligim për ta blerë skuadra që e siguron kartonin e tij.
Sulmuesi është po ashtu i gatshëm të largohet nga Chelsea, pasi synon të futet në listën e Shqipërisë për Euro 2024.
Andaj, një huazim sa më i shpejt do t’i linte kohë që ai të dëshmonte cilësitë e tij dhe të ftohej nga Sylvinho për në Kampionatin Evropian.
Në garë për Brojën thuhet se janë edhe Fulhami, West Hami dhe Crystal Palace, gjersa në Itali interesim ka shprehur Milani dhe Interi.