Chelsea është duke planifikuar transferimin e sulmuesi të Dortmundit, Erling Haaland.
E përditshmja gjermane, “Bild”, ka raportuar të premten se presidenti i klubit anglez, Roman Abramovich, i ka dhënë trajnerit Thomas Tuchel, dritën e gjelbër për të bërë një lëvizje të tillë.
Trajneri gjerman e dëshiron me çdo kusht sulmuesin norvegjez që po shkëlqen këtë sezon.
Londinezët janë duke përgatitur një ofertë të majme për të bindur skuadrën gjermane ta lirojë lojtarin.
Për Haalandin interesim kanë shprehur edhe Real Madridi, PSG-ja dhe Barcelona.
Këtë sezon 20-vjeçari në të gjitha garat ka shënuar 27 gola dhe shtatë asistime.