Paulo Dybala mund të ndryshojë ambient gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Skuadra e ardhshme e argjentinasit mund të jetë Chelsea.
Klubi londinez ka treguar interesim të treguar interesim për Dybalas dhe do të mundohen ta përsorin klauzolën e tij e cila vlen deri më 15 janar.
Klauzola e lirimit të Dybalas është 15 milionë euro dhe ‘’blutë’’ thuhet se janë në bisedime të avancuara me klubin italian.
Mauricio Pochettino po konsideron Dybalan si një shtesë kyçe për skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.
Këtë edicion, Dybala ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë gjithashtu 6 asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2025. Paulo Dybala erdhi tek Roma si futbollist i lirë.