Chelsea insiston për Haalandin

Drejtuesit e Chelseat nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga transferimi i sulmuesit Erlind Haaland.

Te Chelsea po insistojnë të sigurojnë shërbimet e norvegjezit 20-vjeçar gjatë kësaj vere dhe po mundohen ta bindin Borussia Dortmundin në lirimin e tij.

Sipas mediave në Britani, Chelsea tashmë ka bërë ofertë zyrtare për Haalandin duke ofruar rreth 100 milionë euro, plus kartonin e sulmuesit Tammy Abraham që vlerësohet 55 milionë euro.

Haaland i është bashkuar Dortmundit në fazën përgatitore për sezonin e ri, pasi ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024.

Sezonin e fundit, Haaland realizoi 41 gola në po aq ndeshje të zhvilluara.