Chelsea ka arritur ta mposht Manchester Cityn me rezultat 1-0 në finalen e Ligës së Kampionëve
Që në minutat e para të dy skuadrat kishin rastet e veta, duke rrezikuar dukshëm, portat rivale.
Fillimisht në minutën e 8-të të takimit, portieri Ederson, jep një pasim nga porta në portë për Raheem Sterling, por anglezi dështoi të shënojë.
Pas këtij rasti lojën në dorë e mori Chelsea duke krijuar tri raste të mira, që të tria për gjermanin Timo Werner.
Më i miri ishte në minutën e 14-të, kur gjermani godet, por në vend ishte Ederson, duke shpëtuar gol të sigurt.
Një minutë më pas sërish i njëjti lojtar, gjuaj, por goditja ndalet nga mbrojtja.
Manchester City kthehet në lojë në minutën e 28-të duke rrezikuar, por goditja e Phil Foden ndalet nga Antonio Rudiger, që shpëtoi gol të sigurt.
Në minutën e 39-të, Thiago Silva doli nga loja, pas një dëmtimi, duke ia lënë vendin Andreas Christensenit.
Goli erdhi në minutën e 42-të kur Mason Mount pason te Kai Havertz, i cili kalon edhe portierin për të shënuar për 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë Rudiger bëri një ndërhyrje ndaj Kevin de Bruyne, ku u ndëshkua me të verdhë, ndërsa belgu u desh ta lëshoj fushë.
Në minutën e 60-të RC James ndal një goditje me dorë në mbrojtje, por pas shikimit në VAR, nuk u akordua penallti, pasi që fillimisht topi kishte prekur trupin.
Në minutën e 68-të, City organizon një aksion të mirë, por që pasimi i Mahrez nuk arrin te Gundogan që e kishte portën e zbrazët, pasi u ndërpre nga Cesar Azpilicueta.
Chelsea rastin më të mirë në pjesën e dytë e kishte në minutën e 73-të, kur Kai Havertz jep një pasi të bukur për Christian Pulisic, i cili i vetëm me portier gjuan jashtë.
City u kundërpërgjigj pas dy minutash, por pasimin e Sterling nuk e kthen në gol Gabirel Jesus, duke mos arritur ta godas topin.