Jules Kounde ka qenë objektivi kryesor i Chelseat për ta përforcuar repartin defensivë të tyre.
Kampioni në fuqi i Evropës tentoi disa herë me oferta në drejtim të Sevillas për lojtarin, por ishte e kot.
Të gjitha ofertat e Chelseat ishin të pamjaftueshme që Sevilla ta lirojë Kounden.
Oferta më e lartë e Chelseat për Kounden besohet se ka qenë 68 milionë euro, por që nuk ishte e mjaftueshme.
Sevilla bëri të qartë se Kounde do të largohej vetëm nëse paguhej klauzola e tij prej 80 milionë eurove.
Duket se londinezët janë dorëzuar dhe do ta paguajnë klauzolën e mbrojtësit francez në janar.
Sipas mediave në Spanjë, Roman Abramovich ka kërkuar nga drejtorët e Chelseat që ta finalizojnë marrëveshjen me Sevillan në fillim të janarit.
Kur Chelsea e shiti Kurt Zouman te West Ham United dy ditë para fundit të afatit kalimtar, të gjithë menduan se Kounde do të transferohet në Stamford Bridges, por ishte Sevilla që refuzoi ofertën.
Vlen të theksohet se Chelsea ditën e fundit të afatit kalimtar e mori në huazim mesfushorin spanjoll Saul Nigue nga Atletico Madrid.