Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve që do të luajnë në dy ndeshjet kundër Guinesë dhe Gambisë.
Miqësoret do të luhen më datën 8 qershor dhe 11 qershor në Antali.
Në listën e “Dardanëve” gjysma e futbollistëve të ftuar janë nga Superliga e Kosovës.
Të ftuar nga Superliga janë: Bajram Jashanica (Ballkani), Gledi Mici (Fc Prishtina), Endrit Krasniqi (Fc Prishtina), Blendi Baftiu (Ballkani), Arbër Hoxha ( Ballkani), Muharrem Jashari (Trepça 89), Leonit Abazi (Fc Prishtina), Armend Thaqi (Ballkani), Lumbardh Dellova (Fc Prishtina), Mirlind Daku (Ballkani).
