Çfarë tha Naim Murseli para Prokurorisë, flet avokatja e tij

Organet e drejtësisë sot kanë marrë në pyetje Naim Murseli dhe Kushtrim Kokallën, lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt.

Para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime te Renda, sot në cilësinë e te pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim te veprës penale “Vrasje e Rëndë në bashkëkryerje” nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 te KPRK-se.

I pandehuri ka rrëfyer versionin e vet te mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo qe është publikuar ne rrjetet e informimit dhe ato sociale.

Avokatja, Teuta Zhinipotoku, që përfaqëson Naim Murselit, jep pak detaje për indeksonline në lidhje me rastin.
“Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitaret e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do të ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre”, ka thënë ajo.