Çfarë ndodh në organizëm nëse pini çajin e lulerradhiqes çdo ditë

Për mijëra vite me rradhë, lulerradhiqja ka qenë kryefjala e shumë kurave bimore në të mirë të shëndetit. Përdorimi më i përhapur i lulerradhiqes është në formën e çajit.

Çaji i lulerradhiqes mund të përgatitet shumë lehtë duke zier petalet e luleve. Lulerradhiqja është shumë e pasur me ushqyes, karotenoidë, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Të gjithë këta përbërës organikë kanë një ndikim domethënës në shëndetin e organizmit.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Pini Çajin E Lulerradhiqes Çdo Ditë
Organizmi Do Të Furnizohet Me Ushqyes
Çaji i petaleve dhe gjetheve të lulerradhiqes është shumë i pasur me kalçium, hekur, kalium, vitaminat K, A dhe B6. Ky lëng përmban edhe antioksidantë të cilat do të eleminojnë dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira. Barishtet e lulerradhiqes mund edhe t’i hani të freskëta sepse kanë më shumë vlera ushqyese se spinaqi dhe brokoli.

Mbani Diabetin Larg
Studimet, konfirmojnë se pirja ditore e çajit të lulerradhiqes mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Një gjë e tillë është e një rëndësie kritike për mbajtjen larg të diabetit.

Do Të Ndiheni Energjikë Pa Pasur Nevojë Për Kafe
Çaji i lulerradhiqes ofron një alternativë të shkëlqyer e pa kafeinë për njerëzit që kërkojnë gjallëri dhe energji gjatë ditës. Për shembull, rrënja e bimës mund të piqet dhe me të mund të bëhet një çaj i pasur me antioksidantë dhe minerale, energji-sjellës por pa kafeinë.

Trupi Do Të Ketë Më Pak Lëngje Të Akumuluara
Në shumë raste, ndjesia e fryrjes shkaktohet nga akumulimi i lëngjeve në trup. Sipas të dhënave nëse pihet çdo ditë, çaji i lulerradhiqes nxit eliminimin e lëngjeve të tepërta.

Fillim I Mbarë Për Rënien Nga Pesha
Disa studime kanë zbuluar se lulerradhiqja është efikase për rënien në peshë. Gjethet pengojnë një enzimë që çlirohet gjatë tretjes e cila mundëson ‘magazinimin’ afatgjatë të yndyrës në trup.

Më Të Mbrojtur Nga Sëmundjet Kronike
Antioksidantët tek çaji do ta mbrojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat shtrojnë rrugën për shfaqjen e tumoreve dhe sëmundjeve të tjera kronike. Për më tepër, këto antioksidantë forcojnë sistemin imunitar.

Tretja Do Të Përmirësohet
Çaji i lulerradhiqes stimulon tretjen në mënyrë shumë efikase. Nëse ju pini një filxhan me çaj pas një vakti, tretja do të jetë më e shpejtë.

Mëlçia Do Të Jetë Më E Shëndetshme
Çaji i lulerradhiqes ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë dhe e mbron atë nga sëmundjet duke përmirësuar funksionet e saj.

Infeksionet E Veshkave
Duke qenë se ky çaj nxit urinimin, ai është efikas për trajtimin e infeksioneve të ndryshme dhe pastrimin e veshkave.

Kocka Të Forta
Mineralet tek çaji i lulerradhiqes ushqejnë kockat dhe shmangin osteoporozën. Për këtë arsye, çaji duhet pirë rregullisht që të jeni të mbrojtur nga kjo sëmundje.

Kujdes
Njerëzit alergjikë duhet të shmangin lulerradhiqen, luledelen, kamomilin, lule menekshenë dhe lulen e diellit sepse kanë shumë substanca që nxisin alergjitë.

Si të përgatisni çajin e lulerradhiqes
Vendosni lulerradhiqet, lulet dhe gjethet e thata ose të freskëta, në një çajnik. Hidhni ujë dhe vendoseni çajnikun në zjarr. Për një filxhan kafeje me bimë, ju nevojiten 2 filxhanë çaji me ujë. Çajin mund ta bëni të fortë duke hedhur më pak ujë, ose më të lehtë duke hedhur më shumë ujë. Sapo uji të nisë të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta. Më pas kullojeni dhe hidheni në filxhan. Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë. Disa njerëz preferojnë të shtojnë pak sheqer, por edhe mjalti është një zgjidhje ideale./AgroWeb