Një studim i publikuar më herët këtë vit shpjegon se boronicat janë ndër frutat më të mira për uljen e tensionit të gjakut.
Studimi në fjalë zbuloi se konsumi i një filxhani çaji me boronica në ditë, ndihmon ndjeshëm në përmirësimin e tensionit të gjakut.
Një sasi 200 gramëshe me boronica përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe ul tensionin sistolik të gjakut.
Çfarë ndodh me gjakun nëse konsumoni 200 gr boronica për një muaj?
Studiuesit analizuan shëndetin e 40 pjesëmarrësve në studim të cilët për një muaj konsumuan lëngun e 200 gramë boronicave në ditë për një muaj të tërë.
Ata kryen rregullisht analizat e gjakut dhe mbajtën nën monitorim shëndetin e zemrës.
Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se konsumi i boronicave për një muaj të tërë ofronte shumë përfitime për gjakun dhe zemrën.
Së pari, në vetëm dy orë, konsumi i boronicave zgjeronte me 2 për qind enët e gjakut.
Efekti zgjerues i enëve të gjakut ishte i qëndrueshëm edhe një muaj pas konsumit të boronicave, thanë ekspertët.
Për më tepër, tensioni sistolik i gjakut pësonte një ulje prej 5 mmHg.
Sipas ekspertëve, ky ndikim ishte i njëjtë me atë të medikamenteve kundër tensionit të lartë të gjakut.
Antioksidantët te boronicat më të mirat për shëndetin e zemrës
Të gjitha frutat e pyllit janë shumë të pasura me antioksidantë dhe anthocianinë, por boronicat kanë nivelin më të lartë të kësaj substance në krahasim me frutat e tjera.
Anthocianina përmirëson funksionin e qelizave që veshin sipërfaqen e enëve të gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij.
Kjo e bën boronicën një aleate të njerëzve që jo vetëm duan të mbajnë qarkullimin e gjakut në nivelet më të mira por duan të shmangin edhe tensionin e lartë të gjakut.
Përveç antioksidantëve, ky frutë përmban acide organike, taninë, vitamina C dhe B, beta karotën, proteina dhe fibër.