Çfarë moti na pret sot?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Në ultësira parashihet të ketë mjegull për shkak të prezencës së inverzionit termik dhe temperaturat mbeten të ulëta, ndërsa në viset e larta parashihet të ketë rreze dielli dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.