Naim Murseli tashmë është i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murseli dy ditë më parë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Ai dyshohet të ketë paguar Granit Plavën, një bashkëfshatar të tij për ekzekutimin e gruas së tij.
Mediat kanë zbuluar sot detaje tronditëse lidhur me organizimin e vrasjes dhe zbulimin e të dyshuarve, shkruan Paparaci.com.
Tashmë, Granit Plava ka pranuar krimin përpara autoriteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe ka rrëfyer se ka marrë para nga Naim Murseli në këmbim të eliminimit të bashkëshortes së tij.
Një ditë para vrasjes, Naim Murseli në Facebook’un e tij kishte postuar një fotografi me Rita Orën, yllin botëror të muzikës e cila vizitoi Kosovën së fundmi.
Ai gjithashtu kishte shënuar edhe festën e 28 nëntorit në Facebook’un e tij, sikur asgjë e jashtëzakonshme nuk ishte duke ndodhur.