Njerëzit shprehin dashurinë në mënyra të ndryshme dhe asnjë marrëdhënie nuk është e njëjtë, kjo është arsyeja pse poliamoria dhe aftësia për të pasur një marrëdhënie me më shumë se një person është bërë një temë diskutimi shumë e zakonshme.
Poliamoria nënëkupton të duash më shumë se një person. Marrëdhëniet poliamore janë unike në atë që ato përbëhen nga partneritete të shumta.
Një marrëdhënie poliamore është një lloj marrëdhënie që ndryshon nga marrëdhëniet e tjera, në atë përfshihen njerëz të shumtë, jo vetëm dy.
Sipas ekspertes dhe autores së marrëdhënieve të qytetit të Nju Jorkut, Susan Winter, një marrëdhënie poliamore shpesh karakterizohet nga një çift kryesor lidhja e të cilëve është e hapur, me partnerë të tjerë romantikë, këta mund të miratohen si çift, ose në mënyrë të pavarur.
Por, kjo shihet ndryshe nga njerëzit, për disa një marrëdhënie poliamore përfshin të qenit në një marrëdhënie me shumë njerëz, por të kesh një partner kryesor, për të tjerët, poliamoria është mundësia e të qenit në dy marrëdhënie krejtësisht të ndara, shkruan The Independent, rtransmeton Klankosova.tv.
“Filozofia themelore e poliamorisë është që dashuria nuk duhet të kufizohet në rreptësitë e monogamisë, por njerëzit mund të jenë të lirë,” tha Winter.
Që një marrëdhënie poliamore të jetë e suksesshme, të gjithë të përfshirët duhet të jenë të hapur dhe të sinqertë për atë që duan dhe kanë nevojë.
Ruajtja e komunikimit të hapur është pjesë përbërëse e një marrëdhënieje poliamorike në mënyrë që të mos lindin probleme apo xhelozi të ndryshme.
Ekspertët thonë se poliamoria mund të funksionojë nëse të dy individët janë emocionalisht në zbatim të konceptit.