Çfarë e ka ndërmend të bëjë Arben Vitia? Flet shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla tha se ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është i angazhuar në organizimin e zgjedhjeve të brendshme në LVV.

Sveçla në emisionin Frontal të T7 e komentoi veprimin e Vitisë në orët e vona mbrëmë duke e publikuar një fotografi të re të procifilit në rrjetin social Facebook.

“Arben Vitia ka qenë gjithë kohën me neve. Është e vërtetë që është larguar pak nga kjo jeta publike. Është caktuar koordinator i qendrës së Prishtinës për zgjedhje – siç e dini Lëvizja Vetëvendosje ka filluar procesin e zgjedhjeve të brendshme – e ka formuar ekipin dhe këtë javë është takimi i parë i grupit të cilin e koordinon Z. Vitia”, tha Sveçla.

“Ai vazhdon të jetë anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Pa dyshim një ndër figurat kryesore të Lëvizjes”, shtoi ai.

Në sfond të fotografisë së publikuar nga Vitia u pa edhe kryeministri dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Sveçla tha se nuk e di nëse kësisoj Vitia ka dashur ta dërgojë

“Nuk e di këtë farë gjëje, në momentin e parë që do ta takojë Z. Vitia do ta pyes (qesh)”, tha ai.