Çfarë duhet të lini pas dore kur nisni një biznes?


‘’Nuk kam qenë kurrë kaq i lodhur’’, thotë njëri prej kolegëve të mi, duke folur për lindjen e djalit të tij. ‘’Nuk e kam kuptuar kurrë më parë se çfarë do të thotë ‘kjo është e vështirë’.

Duke qenë një baba edhe vetë, e kuptoj atë që thotë ai. Por, ju nuk keni nevojë të keni një fëmijë për të përjetuar atë përgjegjësi shokuese dhe e cila ju ndryshon jetën.

Vetëm hapni një biznes të vogël.

Nëse mendoni se po bëj shaka, mendoni sërish. Dy vitet e mia të para në biznesin e vogël ishin kohërat më të vështira të jetës time. Asgjë nuk mund të më përgatiste për atë që po vinte.

Një biznes i vogël ishte një qenie e gjallë, dhe si një foshnjë kërkon kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme. Por ndryshe nga foshnjat, nuk fle asnjëherë. Nuk mund t’ia jepni një dadoje. Konsumon gjithçka që i jepni dhe gjithmonë kërkon më shumë.

Ajo që vjen më pas është një listë e vogël e gjërave që duhet të përgatiteni t’i sakrifikoni nëse vendosni të nisni një biznes të vogël. Kjo listë nuk është e përgjithshme, por duhet të ju japë të paktën një lidhje të asaj se çfarë duhet të prisni.

  • Sigurinë tuaj të punës

Askush nuk ka dëshirë të punojë nga 9 në 5, dhe tipat e ndërmarrësve janë veçanërisht kundërshtues ndaj kësaj ore. Por a e dini se cila është gjëja e mirë e orës?

Varet. Vetëm vazhdon. Nuk ka hutim në atë që ju thotë. Aq gjatë sa ju ofroni mirëmbajtje të rregullt, 2 pasdite do të thotë 2 pasdite çdo ditë.

E njëjta vlen edhe me një punë të rregullt. Ju paguheni dy herë në muaj. Ju mund të shkoni te doktori nëse keni nevojë. Ju mund të shkoni në pushim, sepse jeni pjesë e një makine e cila mund të mbijetojë pa mungesën tuaj të përkohshme.

Por kjo nuk vlen te një biznes i vogël. Kur fillova biznesin tim të parë të vogël, kaloja muaj pa u paguar. Dikur fillova t’i injoroja edhe vizitat mjekësore deri sa fillova të kollitja gjak. Pushimet nuk vinin në shprehje.

  • Jetën tuaj shoqërore

A i njihni ata prindërit e mërzitshëm të cilët tregojnë se sa të mirë ose sa të tmerrshëm janë fëmijët e tyre? Të cilët kurrë nuk ndalojnë së menduari për ta, edhe gjatë një shëtitjeje me tjerë të rritur.

Ky do të jeni ju. Ju nuk do të jeni më shokët tuaj edhe kur jeni me ta. Partnerja juaj do të ndihet sikur rrota e tretë. Ju me fiksim do të diskutoni sfidat tuaja deri sa bashkëshortja juaj t’ju konsiderojë të padurueshëm. Nëna juaj do ju pyesë shpesh, ‘’Çfarë nuk po shkon, i dashur’’?

  • Respektin e gjyshes tuaj

Unë isha njeriu i vetëm në familjen time i cili braktisa rrugën tradicionale shkollë-familje-karrierë. Mora shumë kritika nga kjo.

Gjyshja ime më thoshte se po bëja një gabim dhe se ia kisha borxh gruas dhe fëmijëve të mi të përfundoja universitetin dhe të gjeja një punë të mirë. Unë i kuptoja shqetësimet e saj, dhe ishte motivim i mirë për të punuar edhe më shumë, por të vihesh në dyshim nga të tjerët kur tashmë po dyshoni në vete i bën gjërat dy herë më të vështira.

  • Mirëqenien tuaj

Gjendja e rehatisë, shëndetit dhe lumturisë thjeshtë nuk mund të bashkë-ekzistojë me gjendjen e stresit të vazhdueshëm.

Biznesi juaj i vogël do të jetë një detyrë shumë e vështirë. Rritja e tij vetëm i shton lëndë djegëse zjarrit, zjarri i cili do ju dëmtojë mendërisht dhe fizikisht. Më kujtohet kur isha i shtrirë në shtratin tim natën dhe kisha ankthe të tmerrshme të lidhura me punën sa që zgjohesha dhe pyesja veten nëse kam fjetur apo jo.

  • Kohën tuaj të rekreacionit

Ju pëlqen të luani video lojëra? Keni dëshirë të shikoni TV me orë? Të qëndroni në bar me shokët tuaj gjithë natën? Të lexoni me orë një libër të mirë?

Pronarët e biznesit të vogël nuk mund t’i kushtojnë kohë asgjëje tjetër përveç biznesit të tyre. Edhe pasi të keni një themel të fuqishëm, ju duhet të caktoni kohën e lirë shumë me kujdes.

  • Kontrollin tuaj

Është një paradoks, por të qenit nën kontrollin e dikujt për tetë orë në ditë ju jep shumë kontroll në krahasim me 16 orë.

Kur nuk keni pse të brengoseni se si do të paguani faturën e energjisë, ose të mbuloni shpenzimet e rregullimit të dhëmbëve, ju mund të lironi mendjen tuaj nga gjithçka.

Por unë po flas për më shumë se sa vetëm për kontrollin financiar. Dua të them kontrollin e gjërave si dinjitetin dhe zonën tuaj të rehatisë, gjithashtu. Ju do të jeni në një gjendje të tendosur të ‘’shtiru deri sa t’a arrish’’ për një sasi domethënëse të kohës.

Kur shtireni për diçka, ndiheni fals. Ju ndiheni sikur po mbuloni sytë e botës, dhe se do të zbuloheni në çdo sekond se kush jeni me të vërtetë.

Nuk është një gjendje e lehtë e ekzistencës, por ju kurrë nuk do të kaloni në nivelin e ardhshëm si një pronar biznesi pa shtyer veten në territore të huaja.

Drita në fund të tunelit

Ne mund të flasim edhe për gjërat pozitive gjithashtu. Ne mund të diskutojmë krenarinë që do t’a ndjeni kur shikoni biznesin tuaj duke marrë hapat e parë. Ose, energjinë dhe entuziazmin të cilat e përcjellin çdo zhvillim pozitiv, duke ju dhënë shpresë kur keni nevojë më së shumti.

Ne mund të analizojmë emocionin e pakrahasueshëm të ndërtimit të diçkaje me të vërtetë të vlefshme nga asgjë. Ose emocionin duke e dëgjuar gjyshen tuaj duke e pranuar se po shkëlqeni ( Të dua, gjyshe).

Por, vetëm dijeni: Ju do të vuani për të arritur aty. Por sipas mendimit tim, ia vlen.

(Autori është kryeshefi ekzekutiv dhe bashkë-themeluesi i Nav. Ai filloi gjashtë biznese para Nav, duke përfshirë Lendio, duke u qasur në financa dhe kredit më shumë se 30 herë).