Ngjarjet e datës 6 prill 2023
Ministria e Punëve të Brendshme mbanë konferencën “Strategjia e e-Qeverisjes në funksion të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde etj. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)
Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton zëvendëskryeministri Besnik Bislimi lidhur me procesin e dialogut. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:00)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 09:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:30)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 09:30)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare ku në rend dite është shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Zyra e UN Women në Kosovë prezanton hulumtimin “Siguria dhe Shëndeti në Punë: Një studim i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës në Kosovë në sektorin publik dhe privat”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:30)
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë shqipton urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës. Prokurori kundër Mustafës, shqiptimi i urdhrit për zhdëmtim. ()
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë shqipton urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës. (Hagë, ora 12:00)