Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Ahmet Ismaili, do të raportojë sot në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Ismaili do të njoftojë lidhur me MSA-në dhe rregulloret e BQK-së.
Përndryshe, nga 1 shkurti i këtij viti ka hyrë në fuqi rregullorja e BQK-së, sipas së cilës pagesat do të kryhen vetëm me euro.
Kjo ka ngjallur reagime të mëdha nga ndërkombëtarët, duke kundërshtuar këtë hap të marrë nga BQK-ja.
Pikërisht në lidhje me këtë i dërguar special i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe krerët opozitarë.