Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me qëllim të ofrimit të informatave plotësuese në mënyrë të thjeshte dhe të kuptueshme, për qytetarët e Republikës së Kosovës, ka lëshuar në funksion linjën PA PAGESË 0800 222-55.
BQK njofton se kjo linjë është e dedikuar për qytetarët nga komuniteti serb që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht.
Përkujtojmë se Rregullorja për Operacione për Para të Gatshme:
– Nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara;
– Nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK;
– Nuk ndalon transferet nga asnjë shtet; dhe
– Nuk ndalon posedimin dhe kursimin ne asnjë valute jo-Euro (përfshirë Dinarin).