Casillasi hap një qendër trajnimi të portierëve në Dubai

Ish-portieri i Real Madridit dhe kombëtares spanjolle Iker Casillas ka hapur qendrën e tij të parë stërvitore për portierët në Dubai, shkruan Zeri.info.

Sipas Këshillit Sportiv të Dubait, ky projekt ka për qëllim “Përmirësimin e aftësive të portierëve të rinj aspirues nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e Lindjes së Mesme”.

Profesionistët që punojnë në klube të ndryshme nga vende të ndryshme gjithashtu do të stërviten atje, dhe trajnerët e portierëve do të trajnohen.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të kthej borxhin ndaj këtij sporti, i cili më dha gjithçka, dhe gjithmonë kam dashur të hap një qendër stërvitore për portierët”, tha Casillas.