Të dielën do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerë.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, teksa ka shtuar se seanca do të fillojë në ora 09:30, në Prishtinë.
Prokuroria ka konfirmuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për këtë rast, ku njëri nga ta është Naim Murseli, bashkëshorti i të ndjerës dhe Granit Plava i dyshuar që ka kryer vrasjen.
Murseli është arrestuar në dyshimin se ka paguar Plavën për vrasjen e bashkëshortes.
Derisa të mërkurën në mbrëmje, është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen, duke e quar në tre numrin e të arrestuarve.