Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës dega Prishtinë, njëherit kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Bujar Cakolli ka publikuar një fotografi përmes së cilës ka treguar se vjedhje të votave ka pasur edhe mes kandidatëve të VV-së.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Cakolli ka shkruar se në një vendvotim në Gjilan eksponentë të lartë të VV-së, kanë manipuluar komisionerët e tyre duke shumëfishuar votat.
Ai, ka publikuar edhe një tabelë ku shihen votat e disa deputetëve, derisa ka kërkuar rinumërim të plotë.
