Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se shteti shqiptar e ka pasur të obligueshme që të qëndrojë afër Kosovës në kohën kur liderët politikë të UÇK-së iu është publikuar propozimi për aktakuzë nga Prokurori i Gjykatës Speciale.
Si gjithmonë, Cakaj i shpjegoi ne tri pjesë arsyetimet e tij.
“Menjëherë kemi ardhur në Kosovë pas publikimi të aktakuzës”, thotë ai.
“Kur vlerat e UÇK-së janë në pyetje duhet të reagojme jo si dy shtete por si një komb. Kjo për të ruajtur vlerat e UÇK. E dyta ka qenë që të pastrojmë emrin. Tash po shohim se pesha e përgjegjësisë po kthehet tërëisht nga Ksoova. Pas 20 viteve, Serbia nuk pom shihet më si agresore. Dhe e treta për shkak të pasoja politike. Jo vetëm që gjykata speciale do të largojë disa përfaësues politikë, por edhe do të lihet një vakuum.”, shton ai.
Cakaj thotë se publikimi i aktakuzës ka qenë e motivuar politikisht për kohën se si është komunikuar.
“Kemi një bazë të shëndoshë që kjo ka qenë e motivuar politiksht. Kjo për dy arsye. E para, momentumi ka qenë dy ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë. E dyta, vetë deklarata e komunikuar nga Prokurori i Specializuar. Vetë deklarata e tij, që thotë se gjoja Veseli e Thaci po vënë veten para shtetit dhe po mundohen të shuajnë gjykatën. Kjo mund të jetë gjuhë e brendshme politike. Por, një gjykatë që është pala e tretë nuk ka të drejtë të ndërhyjë politikisht me këso deklarata”, përfundon Gent Cakaj.