Përveç që mund të ndihmojnë me qetësimin dhe me humbjen e peshës, çajet janë burim i mirë i antioksidantëve, mbështesin shëndetin, ulin inflamacionet, si dhe mund të ulin rrezikun nga sëmundjet e ndryshme kronike.
Health ka renditur disa çaje që kontribuojnë në humbjen e peshës.

Çaji i gjelbër, i cili është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm, mbështet sistemin tretës dhe rrit efikasitetin e trupit për të djegur yndyrat, veçanërisht në zonën e abdomenit. Përveç kësaj, çaji i gjelbër përmban edhe kafeinë, e cila mundëson oksidimin e dhjamit duke shtyrë trupin e njeriut të përdorë yndyrat si burim i energjisë.

Çaji i zi gjithashtu kontribuon në humbjen e peshës. Procesi i fermentimit të këtij çaji rrit prezencën e flavonideve, të cilat janë përgjegjëse për humbjen e peshës dhe reduktimin e yndyrave. Komponimet që gjenden në çajin e zi nxisin metabolizmin. Studimet kanë treguar se polifenolet e çajit të zi janë më të fuqishme se sa ato që gjenden në çajin e gjelbër.

Çaji oolong, i cili qëndron diku në mes të çajit të zi e atij të gjelbër, është shumë i mirë për të menaxhuar peshën e tepërt trupore. Komponimet bioaktive që gjenden në të rrisin aftësinë e trupit për të djegur yndyrat. Përveç kësaj, ky çaj mund të ulë edhe nivelin e sheqerit në gjak.

Çaji i mentës gjithashtu është i mirë kundër peshës së tepërt pasi ndikon te metabolizmi në të njëjtën mënyrë si çajet tjera, i gjelbëri e i ziu. Mentolli që gjendet në gjethet e mentës vepron si relaksues i muskujve, sidomos të atyre të traktit tretës duke ndihmuar në reduktimin e fryrjes së stomakut dhe përmirësimin e tretjes.

Çaji i gjingjerit ndikon tek metabolizmi duke ndihmuar në humbje peshe. Gjingjeri përmban antiiflamatorë dhe antioksidantë të fuqishëm të cilët rrisin ritmin metabolik, që si rezultat djeg kaloritë.

Çaji i hibiskusit nuk përmban kalori, gjë që e bën atë një pije të mirë kur bëhet fjalë për peshën e tepërt. Komponimet që gjenden në hibiskus ndihmojnë trupin të përthithë karbohidratet duke ulur efektin e kalorive që vijnë nga sheqeri dhe ushqimet me niseshte. Ekstrakti i hibiskusit ka efekte kundër peshës së tepërt dhe mund të reduktojnë akumulimin e yndyrave në trup.