Lavanda ofron një sërë vlerash të rëndësishme mjekësore falë 150 përbërësve aktivë që luftojnë mikrobet, bakteret dhe radikalet e lira.
Kjo bimë ka efekt qetësues dhe shërben si anti-depresant. Bima e lavandës lufton inflamacionin dhe largon stresin.
Nëse përdoret në masazh aromaterapeutik, ajo ofron qetësim kundër dhimbjeve të lindjes, pagjumësisë dhe depresionit.
Të dhënat ku bazohet Agroweb.org tregojnë se njerëzit që janë çajin e lavandës për të paktën një filxhan në ditë, ndihen më të qetë.
Ndërkohë që nivelet e ankthit ulen, humori dhe vëmendja përmirësohet ndjeshëm.
Me këtë çaj mund të përgatisni një limonatë të shijshme me ndikim të mrekullueshëm në organizëm.
Përbërësit:
Një degës lavandë
Gjashtë limonë të qëruar dhe të shtrydhur
Një filxhan me mjaltë.
12 gota me ujë
Degë lavande për zbukurim
Përgatitja
Si fillim zieni lavandën me një filxhan çaji me ujë. Kur të shihni se janë formuar bulëza në sipërfaqen e xhezves, uleni flakën e zjarrit dhe lëreni të ziejë për 5-6 minuta.
Uji do të jetë më i përqëndruar dhe aroma e lavandës më e fortë.
Pasi çaji i lavandës të jetë ftohur vazhdoni me hapat e tjera të recetës.
Përziejini të gjithë përbërësit e lartpërmendur në një kanë dhe lëreni limonatën të ftohet në frigorifer.
Sipas dëshirës mund të përdorni edhe ujë të gazuar për të bërë një limonatë më të shijshme dhe freskuese verore.
Çaj Kamomili Dhe Lavandë
Me bimën e lavandës mund të përgatisni një çaj shumë të mirë dhe relaksues për tu shijuar përpara gjumit.
Çaji në fjalë kërkon kombinimin unik të degëzave të lavandës me çajin e kamomilit.
Përbërësit
1 filxhan me ujë
1 lugë çaji me kamomil
1 lugë çaji me mjaltë
1 lugë çaji me lavandë.
Përgatitja:
Ngroheni ujin në çajnik dhe pasi të ketë zier, shtoni kamomilin dhe lavandën.
Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe mbajeni mbuluar për 5 minuta.
Më pas kullojeni në filxhan, shtoni mjaltin dhe përziejeni deri sa të shkrihet.
Pijeni të ngrohtë dhe bëni një gjumë të qetë./AgroWeb/