Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha.
Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron nga toksinat.
Dafina nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.
Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.
Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:
- 1 litër ujë
- 1 lugë çaji me kanellë pluhur
- 6 gjethe dafine
- 1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës
- Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta
- Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë
- Kullojeni dhe servireni çajin në filxhan. Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës.
- Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht. /Neps/