Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Çagllavicë.
Në aksident janë përfshirë katër automjete, janë lënduar pesë persona si dhe janë dëmtuar tre lokale, njofton Klan Kosova
Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 19:00 në rreth-rrotullim të Çagllavicës, ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të katër automjeteve, dy nga to kanë qenë në lëvizje ndërsa dy të parkuara. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime, si dhe janë dëmtuar tri lokale private (një Furrë Buke dhe dy Markete). Aktualisht në vend ngjarje ndodhen njësitet përkatëse të cilat po merren me rastin” tha Borovci.