Ideja e shkëmbimit të territoreve u paraqit nga shqiptarët, sipas ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Ai në emisionin “Desku” në KTV ka thënë kjo i është servirur popullit në shqip.
“Është për të ardhur keq por kjo tezë e vjetër serbe është hedhur në tavolinë apo i është servirur popullit publik në shqip. Nuk është i është servirur as në anglisht, as në frëngjisht, as në gjermanisht, madje as në serbisht por fillimisht i është servirur në shqip. Nuk kemi pse të themi se kush e ka thënë, as se a ka një plan të fshehtë se e ka marrë bekimin diku”, ka thënë Bushati.
Sipas tij, finalizimi i suksesshëm i dialogut bëhet vetëm me përfshirjen e SHBA-së dhe të BE-së.
“Besoj fuqishëm sepse në finale pa ndërhyrjen e ShBA-së, që është garantuesi kryesor i perimetrit të sigurisë, jo vetëm në Kosovë plus investimi i BE-së do ta bënte këtë proces të suksesshëm. Çdo tentativë tjetër, nuk e qon ujin në rrjedhat që Kosova”, ka thënë ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë