Ish-presidenti republikan, George W Bush, ka uruar fitoren e tashmë të zgjedhurin për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Bush përkundër dallimeve partiake ka siguruar amerikanët se votat e tyre janë numëruar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova
“Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet siç duhet”.
“Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thellësisht të drejta, integriteti i saj do të përkrahet dhe rezultati i tij është i qartë”, deklaroi Bush.
Bush po ashtu kishte telefonuar presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris për t’i uruar ata.
Ai e quajti Joe Biden “një njeri të mirë që ka fituar mundësinë për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë”.
Bush gjithashtu përgëzoi Donald Trump për fitimin e mbështetjes së më shumë se 70 milion amerikanëve dhe tha se zërat e tyre do të “dëgjohen përmes Republikanëve të zgjedhur në çdo nivel të qeverisjes”.
Kujtojmë se Bush kishte udhëhequr me SHBA-të nga viti 2001-2009.