Burri nga Prishtina raporton se i është “zhdukur” gruaja


Një burrë në Prishtinë ka raportuar se iu ka zhdukur gruaja.

Ai në Polici ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia dhe se nuk e di ku ndodhet.

“Me datë 11.08.2023 një mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policsë.