Një mashkull dhe një femër, bashkëshortë, janë arrestuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete.
Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, në ora 9.25 dhe raportohet se dy personat e përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime të lehta trupore, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.