Thjerrëzat kanë pak kalori dhe janë të pasura me vlera ushqimore.
Ato konsiderohen si bimët perfekte bishtajore për t’u kombinuar me sallata, salca apo gatime me bazë vegjetariane. Shija e tyre me bazë arrore është e kombinueshme me një sërë ushqimesh të tjera. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe karbohidrateve. Ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta të kalciumit, fosforit, vitaminës B dhe hekurit. Thjerrëzat ulin kolesterolin, sepse përmbajnë nivele të larta të fibrës së tretshme. Ulja e kolesterolit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, sepse mungesa e kolesterolit nënkupton arterie të pastra.

Shumë studime kanë treguar që ngrënia e ushqimeve të pasura me fibër, siç janë thjerrëzat ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i folatit dhe magnezit, dy elemente jetësorë për shëndetin e zemrës. Folati ul nivelet e homocisteinës, një aminoacid i rrezikshëm për zemrën. Magnezi përmirëson qarkullimin e gjakut, oksigjenit dhe ushqyesve të tjerë nëpër të gjithë trupin.

Fibra e patretshme që gjendet tek thjerrëzat parandalon konstipacionin dhe çrregullime të tjera me tretjen siç është sindroma e zorrës së irrituar dhe divertikuloza. Ekuilibrojnë gjithashtu nivelin e sheqernave në gjak. Vlerat e fibrës në organizëm janë të shumta. Fibra e tretshme kufizon aktivitetin e karbohidrateve, ngadalëson tretjen e tyre dhe ekuilibron nivelet e sheqerit në gjak. Hapa të tillë janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti, rezistenca ndaj insulinës apo hipoglicemia.

Nga të gjitha bimët bishtajore dhe arrorët, thjerrëzat zënë vendin e tretë për nga sasia e proteinave që përmbajnë. 26% e kalorive të thjerrëzave i atribuohen proteinës. Thjerrëzat rrisin nivelet e energjisë falë fibrës dhe karbohidrateve komplekse. Janë gjithashtu një burim i pasur hekuri që transporton oksigjenin në organizëm dhe është thelbësor për prodhimin e energjisë dhe metabolizmin. Ndonëse thjerrëzat përmbajnë fibra, proteina, minerale dhe vitamina, ato kanë pak kalori dhe praktikisht nuk kanë kurrfarë yndyre.